Antika
Lart Antika Mesjeta Koha e re Klasikėt

 

Sfond
Athina
Zhvillimi
Kronologji
Demokracia

Demokracia nė antikė

Pėr fillimet e demokracisė nė Greqinė antike, nė dispozicionin tuaj keni disa tekste dhe shpjegime kronologjike:

 

 

Kronologji

Tekstin hyrės me titull "Fillet e demokracisė nė Polisin grek".

Tekstin e shkurtėr mbi "kuptimin shtetėror" nė Antikė.

Tekstin e zhgjėruar mbi lindjen dhe zhvillimin e Polisit nė Athinė, i cili shpjegon zhvillimin e demokracisė pėrmes reformave tė Solon-it, Kleisthenes-it dhe Perikles-it.

Dy tekste mbi lindjen dhe zhvillimin e demokracisė antike.

Kronologjia mbi lindjen e demokracisė.

[Kreu i faqes]

Buchauszug Fillet e demokracisė nė Polisin grek

Fillet e demokracisė janė tė lidhura ngusht me lindjen e poliseve greke. Pasi qė koncepti modern i shtetit nuk mund tė krahasohet me antikėn, me termin Polis duhet tė nėnkuptohet bashkėsia, ndėrsa me atė politikė rregullimi i qėshtjeve. Polisi pėrbėhet nga bashkėsitė primare burrė-grua, zotėrues-rob. Shumica e familjeve pėrbejnė bashkėsinė gjjinore, ndėrsa shumė prej tyre pėrbėjnė Polisin. Nė kėto shoqėri qytetare, tė formuara nė shek. IX p.e.s. u zhvillua qytetaria (demos), e cila pėrfshinte tė gjithė qytetarėt e lirė me tė drejta tė barabarta politike.

Tempel Qeveria, e cila ndryshonte nė poliset e ndryshme, dilte nga kuvendi popullor. Nė periudhėn e lulėzimit tė demokracisė greke nė shek. V dhe IV p.e.s, kuvendi popullor vendoste mbi ligjvėnien, politikėn e brendshme dhe tė jashtme, politikėn financiare dhe atė ushtarake. Demokracia antike bazohej nė barazinė e plotė para ligjit tė tė gjithė qytetarėve, nė lirinė e shprehjes sė mendimit dhelirinė e pjesmarjes nė detyrat publike. Kuvendi popullor zgjidhte nga radhėt e saj jurinė, e cila funksiononte si gjyq. Detyrat publike ndaheshin pėr njė kohė tė caktuar, ndėrsa personat qė merrnin detyrat nė fjalė i nėnshtroheshin pėrgjegjėsisė publike.

[Kreu i faqes]

Nėse vlerėsojmė nė mėnyrė kritike, tė metat e kėsaj forme qeverisėse nuk mund tė mos vėrehen. Tė gjitha tė drejtat dhe detyrat vlenin vetėm pėr qytetarėt e plotė, pra vetėm pėr njė pakicė tė popullsisė. Femrat, tė huajtė, skllevėrit dhe banorėt tė cilėt nuk konsideroheshin si qytetarė tė plotė (metokėt), ose nuk gėzonin kurrfarė tė drejtash, ose tė drejtat e tyre ishin tė kufizuara. Ata nuk kishin tė drejtė tė posedimit tė pronės, tė ushtrimit tė detyrave publike dhe tė drejtė votimi. Nė tė vėrtetė, nė Polis mbretėronte pushteti i pakicės. Meqenėse kuvendi popullor sundonte nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė, ekzistonte rreziku i sjelljes sė vendimeve tė gabuara si rezultat i disponimit momental apo demagogjisė.

Pėrkundėr tė metave tė lartėpėrmendura, Polisi antik i ka meritat e veta nė lindjen e demokracisė, pasiqė nė tė, pėr herė tė parė u njoh rėndėsia e njeriut si individ, u praktikua dhe u arsyetua nė mėnyrė filozofike vetėqeverisja dhe liria nga tirania (...).

Format demokratike ekzistonin edhe jashtė kufijve tė Greqisė. Mirėpo ato nuk ia arritėn tė zbatohen nė tė njejtėn formė dhe nuk gjetėn arsyetimin filozofiko-shtetėror.

[Kreu i faqes]

Romakėt dhe gjermanėt e vjetёr

Pushteti nė Republikėn Romake gjendej nė duart e particianėve. Fjala bėhej pėr njė sundim aristokrat. Pas luftėrave tė ashpėra sociale, parimi demokratik u bė gjithnjė e mė i rėndėsishėm, u pėrmirėsua gjendja materiale dhe rėndėsia politike e popullatės sė varfėr (plebejėve), kuvendi popullor, fitoi mė shumė pushtet, edhe pse nuk ia arriti tė dominoj.

Rregullimi shtetėror i popujve gjerman evropiano-verior bazohej gjithashtu nė parimin e barazisė sė tė gjithė qytetarėve tė lirė. Kuvendi popullor ishte organi mė i lartė. Mirėpo, edhe kėtu vlente e drejta e kufizuar e pronės e kryefamiljarėve. Pjesėtarėt e tyre tė lirė familjarė, shtresa e gjėrė e gjysėm tė lirėve dhe e jo tė lirėve nuk kishin ndikim politik.

[Hans-Helmuth Knütter, nxjerrė nga: Bundeszentrale für politische Bildung: Demokratie, Informationen zur politischen Bildung Nr. 165, Neudruck 1992]

[Kreu i faqes]

 

Pėr ne    II    Kontakti    II    Service    II    Temat

Komplekset tematike:    Tė drejtat e njeriut    II    Demokracia