Leksikoni
Lart Foto eksp. 1 Citate Leksikoni Teori Tipet

 

Demokracia

Ėshtė vėshtirė tė definohet "demokracia". Ajo ėshtė zhvilluar nė rrjedhėn e historisė dhe ka fituar sot forma tė ndryshme. Shpesh flitet pėr tipet e demokracisė. Parimisht bėhet dallimi nė mes dy llojeve tė teorive tė demokracisė: teoria e identitetit dhe teoria e konkurrencės. Nė vijim do tė kufizohemi nė tri definicione:

[Kreu i faqes]

Buchauszug

Demokracia

[greqisht, "sundim i popullit"], formė shtetėrore, nė tė cilėn pushteti del nga populli dhe (apo) ushtrohet direkt apo indirekt nga ai. Nė Evropė, demokracia u zhvillua nė fillim nė qytetet shtete greke si demokraci direkte apo e drejtėpėrdrejtė. (...) Demokracia moderne doli nė fillim nga luftėrat besimtare kalviniste tė shek. VII, posaēėrisht nė Skoci, Angli dhe nė Holandė, vende kėto, nė tė cilat komuna u bė bartėse e jetės fetare dhe politike, si dhe nga mėsimi iluminist, posaēėrisht nga pikėpamjet e tij rreth lirisė dhe barazisė sė tė gjithėve dhe nga rėndėsia normative e mendimit tė arsyeshėm tė ēdonjėrit mbi shtetin dhe shoqėrinė. Mėsimet e J. J. Rousseau-t mbi sovranitetin e popullit si e drejtė e drejtėpėrdrejtė dhe e patjetėrsueshme e popullit.
(...) Shtet i parė demokratik ishin SHBA-tė. Nė Evropė, pėr herė tė parė u themelua njė shtet mbi parimet e demokracisė gjatė Revolucionit Francez.
(...) Edhe mbrenda shteteve tė pėrndimit ekzistojnė forma tė ndryshme tė demokracisė: Nė fillim bėhet dallimi nė mes demokracisė plebishitare dhe demokracisė pёrfaqёsuese. Demokracinė plebishitare e karakterizon mundėsia e vendimeve tė drejtėpėrdrejta tė dalura nga populli, duke u zgjedhur nga ai organi mė i lartė shtetėror apo pėrmes mundėsisė sė organizimit tė iniciativės popullore pėr referendum apo pėrmes plebishitit, apo duke i dhėnė popullit nga ana e organit shtetėror funksionin e ligjėnėsit. Megjithatė, edhe nė kėtė formė tė demokracisė, ligjėvėnia e rėndomtė mbetet nė kompetencėn e parlamentit. Nė vendimet plebishitare gjithherė bėhet fjala  vetėm pėr raste tė jashtėzakonshme. Vendimet e tilla organizohen shumė shpesh nė Zvicėr. – Nė demokracinė pёrfaqёsuese pėrjashtohet ēdo lloj e mundėsisė sė vendimeve plebishitare.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

(...) Dallim tjetėr i rėndėsishėm ėshtė ai nė mes demokracisė parlamentare dhe asaj joparlamentare. Nėn parlamentarizėm nuk duhet tė nėnkuptohet ekzistimi dhe funksionimi i parlamentit, por varshmėria e qeverisė nga besimi i pushtetit legjislativ. Tipin e kundėrt e pėrbėjnė SHBA-tė. Atje, presidenti, i cili njėkohėsisht ushtron edhe rolin e burrėshtetasit dhe tė shefit tė qeverisė, nuk ėshtė i varur nga besimi i kongresit; dhoma e reprezentantėve dhe senati nuk mund ta detyrojnė presidentin tė japė dorėheqje. Kėto tipe themelore tė jetėsimit tė formės shtetėrore demokratike bėjnė tė qartė ndryshimet e pėrmendura mė lart. Llojllojshmėria e traditave kombėtare dhe marrja parasysh e tė dhėnave tjera sociale, si dhe gjykimi i ndryshėm i rrethanave tė caktuara e shndėrrojnė demokracinė nė njė sfidė tė kohės sė re. Prapa pohimit bazė, sipas tė cilit pushteti qėndron nė duart e popullit (e jo nė duart e njė shtrese tė privilegjuar, njė klase apo grupi tė caktuar), hap njė mori rrugėsh dhe mundėsishė pėr trajtime tė ndryshme. Pėr kėtė arsye, demokracia mbetet detyrė dhe sfidė pėr ēdo kohė dhe ēdo popull.

[Nxjerrė nga Bertelsmann Discovery Lexikon 1997]

[Materiale tjera: Citate, fot. eksp., demokracia, termet e paēarta shpjegohen nė fjalorth]

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Buchauszug

Ēka ėshtė demokracia?

[Hans-Helmuth Knētter]

Pse angazhohemi me temėn Demokracia? Qė nga viti 1945, nė Evropė dhe nė pjesėt tjera tė globit kemi njė pėrhapje tė formės perėndimore liberale tė demokracisė kundrejt rregullimeve autoritare sunduese. Nė vitin 1945, pas katastrofės sė shkaktuar nga diktatura nacionalsocialiste dhe fashiste, u duk se u mposht kriza e demokracisė liberale, pas dėshtimeve tė njėpasnjėshme tė periudhės nė mes viteve 1922 dhe 1939. Diktaturat e shumta - Spanja, Portugalia, Greqia, Kili, Argjentina, Uruguaji - u transferuan dhjetėvjetėshet e fundit nė demokraci. Fitorja e demokracisė u duk me rėnien e sistemeve "real-socialiste" tė Evropės sė Lindjes dhe asaj tė mesme nga viti 1989. Mirėpo, mu ky shembull e bėn tė qartė domosdoshmėrinė e njė angazhimi kritik me demokracinė. A nuk e quanin kėto sisteme veten "Demokraci popullore" apo "socialiste"?. Qė nga koha kur atje u bė marksizėm-leninizmi baza e vetme ideologjike e pluralizmit dhe ekonomia e planifikuar u shkėput nga ekonomia e tregut, u bė e qartė edhe lidhja nė mes demokracisė, lirisė personale dhe sigurisė sociale. Shumė njerėz kanė vėshtirėsi tė mundin shpirtėrisht ndryshimin dhe ta pranojnė formėn e re tė demokracisė. Nė kėtė mėnyrė, mu nė kohėn e triumfit u paraqitėn rreziqe tė reja, tė cilat duhet tė kihet parasysh. Kjo bėhet mė sė miri duke analizuar historinė e lindjes sė demokracisė, e cila, nė rrjedhėn e ekzistencės sė saj iu nėnshtrua njė serė ndryshimesh dhe ballafaqimesh. Asaj gjithherė i kanoset rreziku, sepse asnjė rend tjetėr politik nuk ėshtė aq i varur si ajo nga koncenzusi i qytetarėve.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

(...) Mirėpo jo vetėm mosdija, por edhe kuptimi i gabuar dhe i idealizuar i njė demokracie harmonike e cila funksionon pa probleme mund tė shpiej deri tek kthimi i dėshpėruar, nėse nuk arrihet tė bėhet dallimi nė mes idealit dhe realitetit. Demokracia ėshtė shndėrruar nė diēka historike. Ajo ėshtė zhvilluar deri nė formėn e tanishme dhe me siguri se do tė ndryshoj edhe mė tutje. Kėtu duhet tė bėhet pėrpjekja pėr tė paraqitur zhvillimin e demokracisė dhe tė bėhet e qartė, se nuk bėhet fjala kėtu pėr njė rend ideal shtetėror dhe shoqėror, por pėr faktin, se duke u nisur nga pėrvoja e historisė, sot ėshtė e mundur vetėm njė rend i tillė dinjitoz shtetėror dhe juridik. Rreziku pėr demokracinė nuk qėndron nė rend tė parė nė rrėzimin e saj nga diktatura. Ajo rrezikohet mė tepėr nga ēmenduria masive e verbėr ideologjike. Demokracia mund tė mposhtet nė mėnyrė "demokratike" dhe tė drejtohet nė drejtim tė kundėrt, nė njė sundim tė vetėarsyetuar me padrejtėsi. Ky rrezik ėshtė bėrė i qartė qysh nė antikė. Fjala "demokraci" ėshtė e njohur pėėr ēdonjėrit. Mirėpo definimi mė i saktė i saj ėshtė i vėshtirė. Thėnia sipas sė cilės fjala demokaci rrjedh nga greqishtja dhe pėrkthehet me "sundim popullit" nuk na ndihmon shumė, duke pasur parasysh faktin se rrethanat shoqėrore dhe politike kanė ndryshuar qė nga antika. Pėrveē kėsaj nuk ėshtė e qartė sa duhet thėnia "sundim i popullit".
Ekzistojnė shumė forma tė demokracisė. Derisa nė njėsitė e vogla administrative tė polisit antik grek "populli" (e me kėtė nėnkuptohej atėherė: vetėm meshkujt e lirė) bashkohej dhe votonte drejtėpėrdrejtė, nė shtetet e sotme territoriale ėshtė i nevojshėm pushteti ndėrmjetėsues. Tė nevojshėm janė delegatėt, tė cilėt nė emėr tė zgjedhėsve ushtrojnė pushtetin - tė kontrolluar pėr njė kohė tė caktuar. Kėtu paraqitet rreziku qė pėrfaqėsuesit e zgjedhėsve, pra delegatėt dhe partitė, tė humbin lidhjen me zgjedhėsit e tyre. Nė kėtė rast mund tė vijė deri tek sundimi i elitės mbi popullin, eventualisht nė emėr tė popullit. Nė ish-Republikėn Lindore Gjermane DDR dhe nė shtetet tjera tė ish-bllokut lindor ekzistonte njė formė e tillė e "demokracisė popullore", e cila nė tė vėrtetė ishte sundim i byrokracisė partiake.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Problemi themelor i demokracisė ėshtė tensioni nė mes lirisė sė individit dhe lidhjes sė tij nė shtet apo shoqėri. Edhe pse liria kufizohet pėrmes lidhjes nė rend, rendi mundėson nė anėn tjetėr shpalosjen e lirisė. Koncepti i "sundimit tė popullit" niset nga ideja, sipas sė cilės populli i vetėsundueshėm ėshtė i lirė - pėr dallim nga sundimi i njė apo disa sunduesve mbi tė tjerėt. Abraham Lincoln (1809 bis 1865, presidenti i 16-tė i SHBA-ve 1861 bis 1865) pėrmblodhi kėtė parim nė librin e tij Gettysburg-Address tė 19 nėntorit 1863: "government of the people, by the people, for the people..." Legjitimitetin e saj, demokracia e gjen nė konceptin e sovranitetit tė popullit.
Nocioni i sovranitetit si burim i tė gjitha tė drejtave u zhvillua nė shek. XVI nga francezi Jean Bodin (1530 bis 1596). Nė kohėn e monarkisė absolute, sunduesi, i cili legjitimitetin e tij e argumentonte me "mėshirėn e zotit", ishte sovran; nė demokraci ėshtė populli ai, nė emėr tė tė cilit ushtrohet dhe bartet pushteti. Nė demokraci sundojnė ligjet, e jo njerėzit mbi njerėz. Ligjet duhet tė sillen nė mėnyrė tė drejtė dhe tė shpallen, mėnyrė qė qytetari ti njeh dhe ti respektoj. Nuk guxon tė ketė ligje fshehta. Koncepti i shtetit juridik ėshtė i rlidhur ngusht me konceptin e demokracisė.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Kusht tjetėr i demokracisė ėshtė barazia e tė gjithė qytetarėve. Ėshtė problematike tė thuhet se ēka nėnkupton fjala barazi dhe sa larg mund tė shkoj ajo pa kufizuar lirinė. E padiskutueshme ėshtė barazia e qytetarėve para ligjit. Nuk guxon tė ekzistojnė tė drejta dhe gjyqe tė veēantapėr grupe, shtresa apo klasa pėrkatėse. Shteti juridik duhet ta siguroj barazinė e shansave, sepse ne tė kundėrtėn, nėse kushtet ekonomike dhe sociale ndryshojnė nė njė masė tė madhe, liria rrezikohet. Kritikėt shprehen nė kėtė kontekst, se pėrpjekja pėr barazinė e zgjėruar apo tė plotė ėshtė nė kundėrshtim me ndryshimet natyrore nė mes njerėzve, kėshtu qė ajo, sipas tyre ėshtė e mundur vetėm me pėrdorimin e mjeteve jo demokratike.
Ushtrimi i pushtetit nė demokraci bartet pėrmes zgjedhjeve tė pėrgjithshme, tė barabarta, tė lira, tė fshehta dhe direkte, dhe atė pėr njė kohė tė caktuar. Zgjedhja mund tė quhet demokratike, vetėm nėse ajo mundėson zgjedhjen nė mes alternativave. Vėrtetimi i thejeshtė, votimi mbi njė propozim tė vetėm me "Po" apo "Jo" nuk do tė ishte zgjedhje e vėrtetė, sepse nė tė nuk mund tė zgjidhet nė mes mundėsive tė ndryshme. Liria dhe shumllojshmėria e mendimit, informimi i lirė, mbrojtja e pakicave dhe opozita e lirė paraqesin kushtet pėr zgjedhje demokratike.
Nga e gjithė kjo del se demokracia gjendet nė mes anarkisė dhe reglementimit diktatorial. Ajo mundėson aq sa ėshtė e mundur liri dhe aq sa ėshtė e domosdoshme rend. Ajo jeton nga kuptimi i qytetarėve pėr domosdoshmėrinė e ekzistimit tė rregullave. Kjo bindje e shtetasit, e dalur dhe e zhvilluar nė njė zhvillim disashekujsh nė shtetet tradicionale demokratike si Anglia dhe Amerika, apo e cila nė Gjermani ėshtė rritur nga pėrvoja e keqe me ideologjitė antidemokratike dhe sistemet sunduese, paraqet kulturėn politike.

[Nga: Bundeszentrale für politische Bildung: Demokratie, Informationen zur politischen Bildung Nr. 165, Neudruck 1992]

[Materiale tjera: Citate, fot. eksp., tipet e demokracisė, kursi themelor 2: Zhvillimi i demokracisė, terme tė panjohura shpjegohen nė fjalorth]

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Buchauszug

Vlerat themelore tė demokracisė

Dinjiteti i njeriut dhe liria e tij

(...) Ajo qė ne sot nėnkuptojmė nėn termin demokraci, megjithė pėrdorimin e shpeshtė, akoma mbetet e pakuptueshme. Edhe pse ne fakt jemi tė bindur se demokracia ka tė bėjė me lirinė e individit dhe tė qeverisjes sė popullit, ne akoma nuk e dijmė saktėsisht nėse dhe si mund tė realizohen sot konceptet e tilla tė demokracisė. I llojllojshėm dhe kontradiktor ėshtė edhe jo qė nė botė kuptohet si demokraci apo demokratike. Kjo ndodhė sepse interpretuesit pėrkatės pėrdorin nė mėnytė tė pareflektuar njėrin pas tjetrit definicionet e demokracisė nga periudhat dhe dhe rregullimet e ndryshme shoqėrore, vend qė tė nisen nga thelbi parimor i mendimit demokratik dhe tė kenė parasysh trajtimet e kushtėzuara nga periudha pėrkatėse kohore.
(...) Ēka don tė thotė atėherė formula, sipas sė cilės demokracia qenka sundimi i popullit nėpėrmjet popullit? Nėse teoria niset nga i tėrė pushteti, ēfarė gjasash ka atėherė populli tė vendosė nė mėnyrė kompetente pėr qėshtjet politike? Apo, pėr tė kujtuar njė definicion tjetėr (liberal), a ekziston sot nė botė njė demokraci si sundimi i mendimit publik, derisa kjo del nga procesi i diskutimit racional? A argumentohet nė shoqėrinė tonė nė mėnyrė tė arsyeshme, apo agjitohet dhe reagohet? Pėrveē kėsaj, ēka ėshtė mendimi publik, sipas tė cilit duhet tė orientohen politikanėt? Janė vallė mendim publik rezultatet e demokracisė apo mendimet dhe komentet e publikuara nėpėr gazetat e mėdha apo nė radio dhe televizion tė shoqatave dhe partive tė mėdha apo tė koncerneve televizive?

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

(...) Liria e njejtė pėr tė gjithė qytetarėt ėshtė kusht i pashmangshėm i demokracisė. Pėr kėtė arsye, edhe vlefshmėria e definicionit klasik tė demokracisė varet nga pyetja, se sa e respektojnė dhe mundėsojnė format konkrete tė demokracisė, tė dalura nga ky definicion, lirinė e njejtė tė tė gjithėve. Se a mund tė na shėrbejnė dukuritė historike tė demokracisė si shembuj nė tė ardhmen, kjo do tė varet nga masa e plotėsimit tė kėtyre kushteve themelore. Demokracia niset nga njė pikėpamje pėrkatėse mbi njeriun. Sipas saj, njerėzit duhet tė jenė tė lirė, dmth. ata duhet tė kenė mundėsinė e zhvillimit dheshpalosjes sė personalitetit tė tyre sipas vendimeve vetjake. Prapa kėsaj - pa marrė parasysh se a bėhet fjala pėr argumentime krishtere apo idealiste-humaniste - qėndron mendimi, se ēdo njeri jeton nė dinjitet, i cili atė e bėn person dhe e dallon nga kafshėt. (...) Nė fjalorin politik kjo don tė thotė se i gjithė pushteti duhet tė ketė kufijtė e tij nė pacėnueshmėrinė e dinjitetit tė ēdonjėrit. Parimisht, pushtetit i duhen kufijtė dhe kontrolli. Pėrveē kėsaj, ai duhet tė themelohet mbi pajtueshmėrinė e tė nėnshtruarve, sepse nė tė kundėrtėn, mundėsia e pakufizuar e ndėrhyrjes do ta cėnonte lirinė dhe dinjitetin e individit. Sepse ēdo gjė, e posaqėrisht pushteti, duhet t`i shėrbej sigurimit dhe pėrmirėsimit tė mundėsive dhe shanseve pėr njė jetė nė dinjitet tė tė gjithė pjesėtarėve tė njė shoqėrie.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Liria, nė kėtė kontekst nuk duhet kuptuar si diēka abstrakte. Ajo nėnkupton konkretisht liri e zhvillimit tė jetės private, lirinė e besimit dhe lirinė e ndėrgjegjes. Liria e zgjedhjes sė profesionit, mundėsia e lirė e zhvillimit tė jetės private, liria e pronėsisė sė pasurisė private, liria dhe pacėnueshmėria e banesės, e komunikimit postal dhe telefonik. Liri don tė thotė edhe sigurim nga arrestimi arbitrar dhe mundėsimi i procesit juridik para gjyqit, si dhe kontrolli mbi informatat tė cilat shteti i mbledhė mbi qytetarėt. (...) Kėtu bėn pjesė edhe e drejta e shprehjes sė lirė tė mendimit, liria e shtypit, liria e tubimit dhe e bashkimit, e drejta pėr pjesėmarrje tė barabartė nė jetėn politike e ēdo pjestari tė njė shoqėrie. Tė gjitha tė drejtat e lirisė, tė cilat kėtu nuk u numėruan deri nė fund, duhet tė shėrbejnė si kusht i ēdo themelimi shoqėror. Thelbi i kėtyre tė drejtave, dinjiteti i njeriut, nuk ėshtė dhuratė e shtetit pėr individin, por ai duhet tė njihet nga shteti si i dhėnė, i garantuar, i pacėnuar dhe i pashmangshėm. Sigurimi i dinjitetit tė njeriut ėshtė qėllim i ēdo kushtetute demokratike.
Mirėpo tė drejtat e lirisė sė individit nuk duhet tė kuptohen si diēka absolute. Kufijtė e tyre gjenden nė tė drejtat e lirisė sė tė tjerėve.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

(...) Karakteri i demokracisė bėhet i kuptueshėm vetėm pas definimit tė tillė tė njeriut. Njė bashkėsi shoqėrore mund tė quhet demokratike, nėse ajo, duke njohur dinjitetin e njeriut, synon nė mėnyrė tė njajtė garantimin e lirive tė tė gjithė qytetarėve pėr shpalosjen e personalitetit dhe zhvillimin e ndėrgjegjshėm tė jetės, dhe e cila siguron kushtet pėr arritjen e kėsaj. Demokracia pra nuk ėshtė shuma e rregulloreve formale, por ajo pėrbėhet nga qėllimi i saj pėrmbajtėsor pėr mundėsimin e masės mė tė madhe tė mundur tė lirive, vetėpėrgjegjėsisė dhe barazisė sociale, natyrisht gjithnjė duke u nisur nga rrethanat historike dhe shoqėrore.
(...) Demokracia vė marrėveshjen para asaj qė nė asnjė mėnyrė nuk vihet nė diskutim; vetėm mbi kėtė bazė tė bindjeve themelore bėhet i mundshėm parimi i vendosjes sė shumicės. Demokracia pra nuk ėshtė rregull neutral procesi, por formė politike e bazuar nė vlera dhe e cila synon jetėsimin e kėtyre vlerave.

[Nxjerrė nga: Waldemar Besson/Gotthard Jasper, Das Leitbild der modernen Demokratie. Bauelemente einer freiheitlichen Staatsordnung, Bonn 1990]

[Kreu i faqes]

 

Pėr ne    II    Kontakti    II    Service    II    Temat

Komplekset tematike:    Tė drejtat e njeriut    II    Demokracia